×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK’së: Qytetarët e Podujevës po përballen me reduktime të mëdha të ujit, Komuna e ujësjellësi s’po bëjnë mjaftueshëm

    Reporteri
    07 Korrik 2025 | 20:28

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arjeta Salihu Abazi, ka alarmuar për redukimet e mëdha të furnizimit me ujë që po përballen qytetarët e Podujevës në këto ditë vere.

    Sipas saj, në disa raste ka reduktime edhe në ditë të tëra, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka thënë se Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe Komuna e Podujevës nuk po bëjnë mjaftueshëm për zgjidhjen e këtij problemi bazik

    “Edhe në vendet ku po intervenohet, dinamika e punimeve është e dobët, ndërsa në raste të caktuara punimet edhe janë braktisur tërësisht nga kompanitë e kontraktuara.   E, perderisa komuna dhe kompania ia hedhin fajin dhe përgjegjësinë njëra – tjetrës për ngecje, e dështim, ata që po e pësojnë janë, qytetarët, ekonomitë familjare dhe bizneset që veprojnë në komunën tone”, ka shkruar Abazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!