×
  • Lajme
  • Lajme / Nisma e partisë "Junts"

    Deputetja e partisë së kryeministrit Sanchez: Pozicioni ynë për mosnjohjen e Kosovës mbetet

    Reporteri
    25 Qershor 2024 | 18:23

    Ka përfunduar debati në Parlamentin e Spanjës me diskutimet për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Aktualisht po diskutohen pika tjera, përcjell Reporteri.net.

    Në debat u përfshi edhe deputetja socialiste nga partia e kryeministrit Sanchez, Obdulia Tbaoadela Alvarez.

    Ajo tha se pozicioni i Qeverisë së Spanjës sa i përket pavarësisë së Kosovës është i njohur dhe s’ka ndryshuar.

    “Pozicioni është publik dhe i njohur. Spanja mbanë pozicionin e saj për mosnjohjen e Kosovën”, u shpreh ajo.

    Ajo ka thënë se ndonëse vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, Spanja angazhohet për një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

    Nis diskutimi për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Spanjës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!