Delegacioni kosovar në një nga takimet në Bruksel për bisedime me Serbinë, u bë cak i hajnave.
Depuetja e PDK-së, Ariana Shoshi-Musliu pas këtij rasti ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti të shkarkojë ekspertët për bisedime pasi thotë se nuk janë kredibil.
Ajo thotë se në çantën e cila është vjedhë ka pasur dokumentacion zyrtar të natyrës sensitive që janë përdorë dhe që do të përdoreshin për bisedime, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Kryeminister, ekspertët për bisedime nuk janë kredibil dhe duhet t’i shkarkosh menjëherë!
Në çantën e cila është vjedhë ka pasur dokumentacion zyrtar të natyrës sensitive që janë përdorë dhe që do të përdoreshin për bisedime, dokumente strategjike dhe konfidencinale. Këtë e dini ju më së miri, por nuk po e pranoni. Ka prova të besueshme që e dëshmojnë këtë, nuk janë shpifje.
Sipas informatave, njësitë të specializuara të hetimit të shtetit Belg dhe Prokurorë janë caktuar që ta menaxhojnë rastin.
Sot është me rëndësi të dimë se a ka qenë hajni ordiner, apo është vjedhur nga ndonjë grup për shkak të pozitës së z. Mustafa që mban në delegacion.
Për deputetët e Kuvendit, por edhe për qytetarët është i rëndësishëm deklarimi i juaj i vërtetë se çka kishte në atë çantë?