Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, ka thënë se PDK është gati për zgjedhje dhe për fitore.
Ajo ka folur në KTV për mundësinë e ndonjë koalicioni parazgjedhor.
Sipas saj, Partia Demokratike e Kosovës, nuk ka vija të kuqe, sidomos për subjektet politike shqiptare.
Izmaku ka thënë se nuk është mirë që PDK ta falë edhe njëherë pozitën e kryeministrit.
Deputetja Izmaku ka folur edhe për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, duke thënë se i ka befasuar të gjithë, edhe deputetët e AAK-së madje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.