×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK’së që iu bashkua VV’së tanimë e ulur te Grupi Parlamentar i partisë së Kurtit

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 18:55

    Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar një deputete e re, pasi ajo ka braktisur Partinë Demokratike të Kosovës, me të cilën kishte garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Adelina Grainca është bërë deputetja e 59’të e Vetëvendosjes, duke e lënë PDK’në me 19 deputetë, nga 20 sa i kishte deri para kalimit të saj në partinë e Kurtit.

    Ajo është parë duke hyrë në sallën e Kuvendit, bashkë me kryeministrin dhe liderin e VV’së, Albin Kurti, dhe është ulur te deputetët e VV’së.

    Pjesëmarrja e saj në seancë, e bën edhe më të sigurt zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente të vendit, pasi edhe ajo pritet të marrë pjesë në votim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!