×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së e pyet kryetarin e Bordit të RTK-së: A je i gatshëm të japësh dorëheqje?

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 18:46

    Deputetja nga radhët e VV-së, Doarsa Kica Xhelili, gjatë mbledhjes së Komisionit për Administratë Publike, i është drejtuar kryetarit të Bordit të RTK-së, Sali Bashotës, se a është i gatshëm të jep dorëheqje nga kjo pozitë.


    Në mbledhjen e fundit pran Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim, RTK ka raportuar për veprimtarin e vet për vitit 2020.

    Gjatë kësaj mbledhje deputetja e Doarsa Kica Xhelili tha se ky bord i kishte së paku tri shkelje të Ligjit për RTK-në, saktësisht neni 29 i ligjit, ku flitet për kompetencat e Bordit.

    E gjatë mbledhjes, deputetja ia kërkoi dorëheqjen kryetarit të Bordit duke i thënë “A je i gatshëm të japësh dorëheqje?”.

    “Nëse të ftoj pas dy muajsh dhe ende s’ke bërë asgjë për këto shkelje, a jeni i gatshëm të jepni dorëheqje”, ka pyetur Kica Xhelili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!