×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së flet rreth akuzave për vonesa në reagimin e Qeverisë në Deçan

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 10:52

    Deputetja e LVV-së, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku ka thënë se është e pavend kritika se qeveria ka reaguar vonë për situatën e helmimeve në komunën e Deçanit.


    Ajo ka thënë se reagimi brenda 72 orëve s’mund të quhet i vonshëm.

    “Nëse janë reagimet brenda 24, 48 ose 72 orëve të vonshme për ju, unë nuk e di se çka është e shpejt. Përderisa Instituti Regjional i Pejës është informuar të dielën në mesditë, në kohën kur njerëzit e Institutit ish dashtë me qenë në pushim në shtëpi”, ka thënë ajo në Kanal10.

    Deputetja Kollçaku ka thënë se qeveria u ka dalë në ndihmë banorëve dhe se kjo çështje s’duhet të politizohet.

    “Ne duhet sa më pak me tentu me i politizu me teori konspirative, por të shikojmë çka vërtetë është bë. Për 4 ditë nëse ulesh me laps edhe shkruan se çfarë është bërë del bajagi se është bërë. Sot e ki ndihmën për ujësjellës direkte 150 mijë euro nga qeveria, e ke mbështetjen e ministrit me çdo gjë që ka pasë nevojë për komunën e Deçanit”, u shpreh ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!