Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se sot më shumë se kurrë jemi me Rexhep Selimin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu ka thënë se Selimi nuk ka nevojë për keqardhje pasi që ai nuk është vetëm në këtë beteje, shkruan Reporteri.net.
“Sot më shumë se kurrë jemi me Rexhep Selimin, si jemi me Hashim Thaçin, KAdri Veselin e Jakup Krasniqin, Me Calin, Hysin e Nasimin!”, ka shkruar deputetja.
Rexhep Selimi, një nga themeluesit e UÇK-së është paraqitur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë.
Selimi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës që e ngarkojnë atë për krime lufte.
Ai në fjalën e tij para Prokurorit të Specializuar e ka quajtur aktakuzën ndaj tij të rëndë dhe të padrejtë.
Ky është postimi i plotë i Musliut:
Rexhep Selimi s’ka nevoje per keqardhje.
Ai sot nuk është vetem. Sot më shumë se kurr jemi me Rexhep Selimin, siç jemi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin. Me Calin, Hysin e Nasimin!
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.