×
  • Lajme
  • Lajme

    Dërgonte në Austri kusherinj pa letra e i paguante pak, kosovari detyrohet t’ua paguajë 155 mijë euro punëtorëve

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 8:59

    Një 41-vjeçar nga Kosova të mërkurën në gjykatën rajonale në Feldkirch u dënua me tre vjet burg për trafikim të qenieve njerëzore.


    Ai kishte një kompani ndërtimi në Vorarlberg dhe për vite më radhë keqpërdori dhe shfrytëzoi punëtorët duke i sjellë nga jashtë dhe paguar me një pagë mjaft të ulët, shkruan orf.at

    Zyra e prokurorit publik supozon se më shumë se 100 persona kanë punuar me një pagë të ulët në kompaninë e kosovarit. Në gjashtë raste është konfirmuar se ai, i ka paguar shumë pak punëtorët e tij dhe ka shfrytëzuar për të keq punën e tyre, përcjell albinfo.at

    I dyshuari kishte një kompani për shtruarje të hekurit, një veprimtari kjo në të cilën kushtet e punës kritikohen vazhdimisht. Punëtorët ishin të varur nga punëdhënësi i tyre, sepse ata nuk kishin shkollim adekuat dhe as kontakte shoqërore me persona të tjerë në Vorarlberg.

    I kishte sjell kushërinjtë ilegalisht në Voralberg

    Kosovari ngarkohej edhe me edhe akuza të tjera. Në mënyrë ilegale dhe pa letra, ai përmes Serbisë dhe Hungarisë i kishte sjellë në Voralberg tre kushërinj të tij. I pandehuri mori dënimin prej tri vitesh burg. Ai po ashtu duhet të paguajë një pjesë të parave që nuk ua kishte dhënë punëtorëve të tij: Shifra është rreth 155 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!