×
  • Lajme
  • Lajme

    Deri në ora 15:00, numër më i madh i votuesve krahasuar me zgjedhjet e kaluara

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 15:41

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se deri në ora 15:00, kanë dalë për të votuar 32.32 apo 567 mijë e 934 qytetarë.


    Krahasuar me daljen e përgjithshme të qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, vërehet rritje prej 38 mijë e 852 votuesish, shkruan Reporteri.net.

    Më 6 tetor të vitit 2019, deri në orën 15:00, dalja e qytetarëve për të votuar ishte 29,47% ose 529.082 votues.

    KQZ gjatë ditës ka njoftuar edhe për daljen e qytetarëve në votime deri në ora 11:00. KQZ ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 ishte 8,30 %, apo 145 mijë 650 votues.

    Kjo përqindje është më e ulët krahasuar me zgjedhjet e vitit të kaluar, kur deri në ora 11:00, të drejtën e votës e kishin shfrytëzuar 174 mijë e 669 votues.

    Kosova po voton sot për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit.

    Zgjedhjet po mbahen edhe mes pandemisë së koronavirusit që ka prekur më shumë se 64 mijë persona në vend, si dhe ka lënë të vdekur më shumë 1,500 prej tyre. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!