Zyrtari policor, Elez Peci duke dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku po mbahet seanca e radhës për rastin “Bansjka”, ka treguar si Milan Radojçiqi bashkë Zvenko Veselinoviqin, qarkullonin me përcjellje të vetë.
Peci tha se këta dy persona kanë pasur gjithçka në dorë.
“Personat si Radojçiqi dhe si Zvenko Veselinoviqi, në pjesën veriore kanë qenë gjithçka ata, kanë pas aq strukturë të organizuar sa çdo herë kanë qarkulluar me përcjellje të vetë”, tha zyrtari polico.
Peci poashtu ka treguar në detaje se si nisi sulmi që nga dita e 23 shtatorit të vitit 2023.
Pos Pecit, ditëve të kaluara kanë dhënë dëshminë edhe Mirsad Kryeziu, Çlirim Shaqiri dhe Alban Rashiti.
Seancën po e ndjek nga afër gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani e cila do të japë detaje gjatë ditës./KlanKosova
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.