×
  • Lajme
  • Lajme / Pamje me FOTO

    Dëshmitari i Prokurorisë për korrupsion në Qeverinë e tij lajmërohet duke pirë kafe në Slloveni

    Reporteri
    16 Dhjetor 2024 | 14:47

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak orë pas “vakthit” kur do të duhej të paraqitej për intervistim në Prokurorinë Speciale, si dëshmitar për korrupsion në aferën e rezervave shtetërore, është lajmëruar në Instagram dhe ka njoftuar se është takuar në Slloveni me filozofin slloven, Mladen Dolar.

    Ai ka postuar një fotografi krah tij në Instagram, përmes së cilës ka thënë se me të ka diskutuar për gjeopolitikën dhe trendet në Evropë dhe botë, për filozofinë politike dhe rrethanat e zhvillimet në Kosovë, Slloveni e rajon.

    Mladen Dolar është filozof slloven, në vitet 1979/‘80 student në Paris i Deleuze, Foucault, Lacan, Jean-Claude Milner, Derrida e Barthes, që u bë ligjërues në universitete të mirënjohura evropiane e amerikane në këtë shekull. Kënaqësi të diskutojmë për gjeopolitikën dhe trendet në Evropë dhe botë, për filozofinë politike dhe rrethanat e zhvillimet në Kosovë, Slloveni e rajon. Bashkë me Slavoj Žižek dhe Alenka Zupančič, përbën triumviratin e Shkollës Psikanalitike të Lubjanës”, ka shkruar Kurti.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

    Ndryshe, Prokuroria Speciale dhe zyra e Kurtit konfirmuan se shefi i ekzekutivit ndodhet jashtë vendit, dhe ndaj nuk është paraqitur në ora 9:30 për intervistim në Prokurorinë Speciale.

    Nga Qeveria bënë të ditur se Kryeministri ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrën e tij ta intervistojnë shefin e Qeverisë, në një datë të dakorduar paraprakisht mes palëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!