×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmitarja e parë flet në seancë private, Klinaku: Pak po ju duket që i fshehet fytyra dhe zëri dëshmitares

    Reporteri
    11 Prill 2023 | 10:38

    Kreu i OVL-UCK-së, Faton Klinaku ka reaguar për fillimin e procesit gjyqësor në Hagë.

    Klinaku përmes një postimi në Facebook është shprehur se është kundër asaj që seanca të jetë private.

    “Pak po ju duket që i fshehet fytyra dhe zëri dëshmitares, veç edhe kalojnë në seancë edhe më private”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

    |

    Dëshmitarja e parë në seancën kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është grua.

    140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor. Personat të cilët demonstrojnë se kanë pësuar dëm fizik, mendor ose material si pasojë e drejtpërdrejtë e një krimi të paraqitur në Aktakuzën e Konfirmuar paraqesin kërkesë për të marrë pjesë në procesin gjyqësor në DHSK.

    Këtu përfshihen persona që janë dëmtuar drejtpërsëdrejti dhe persona të cilët kanë pësuar dëm si pasojë e lidhjes së ngushtë me një viktimë të drejtpërdrejtë që pretendohet se është vrarë ose lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!