Dështon seanca ndaj ministrit Liburn Aliu

Ka dështuar seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministrit të Ambientit, Liburn Aliut dhe disa të tjerëve. Kjo për arsye se ka munguar e pandehura Bahtije Uka.


Aktakuza ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020. Sipas saj, ai ngarkohet me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë kohës sa ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Në këtë aktakuzë, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.