×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga aksidenti fatal në Vushtrri ku humbi jetën një 59-vjeçar

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 10:55

    Një 59-vjeçar ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë në “Lumni Surdulli” në Vushtrri.


    Aksidenti ka ndodhur në mes një veture me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe biçiklistit, viktimës mashkull kosovar.

    “Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë. Si pasoj e aksidentit viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore, ekipi i ndihmës së shpejtë dhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e PK-së.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!