×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga aksidenti në Rrugën e Kombit ku vdiqën 4 kosovarë

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 19:09

    Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në “Rugën e Kombit”, ku kanë mbetur të vdekur katër anëtarë të një familjeje nga Kosova, shkruan Reporteri.net.


    Mësohet se në ngjarjen e rëndë kanë mbetur të vdekur dy prindërit dhe dy fëmijët e tyre, kurse fëmija i tretë është në gjendje të rëndë.

    Aksidenti ka ndodhur në aksin Rrugor Rrëshen – Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”.

    Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture të tipit “Citoren” dhe një kamioni.

    Ndërkohë janë publikuar edhe foto të aksidentit të rëndë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!