Mbrëmjen e sotme një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Jahoc të Gjakovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës bëri të ditur këtë përmes një deklarate se personi i plagosur është një 32 vjeçar nga fshati Mejë, me inicialet L.G.
“Rreth orës 19:40 nga Spitali Rajonal “Isa Grezda”, stacioni policor ka pranuar informatë se është paraqitur një person i plagosur dhe kërkon tretman mjekësor. Patrulla policore është përgjigjur dhe konfirmon se i plagosuri është me inicalet L.G., i lindur më 1988 nga fshati Mejë i Gjakovës. Sipas dëshmitarit dhe vetë të plagosurit theksojë se ishin në ecje në këmbë në fshatin Jahoc dhe kanë dëgjuar një krismë nga arma e zjarrit dhe aty është plagosur në krahë. Të plagosurit i është ofruar tretmani mjekësor, por gjendja sipas raportimit nuk është stabile dhe është në përgatitje për trasfer në QKUK”, tha Gjurkaj.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor pët veprim të mëtutjeshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.