Sot është shënuar edhe viktima e tetë në nivel vendi.
Bëhet fjalë për një grua 38-vjeçare nga fshati Lluga e komunës së Istogut
Familjarët kanë bërë me dije se nuk ka pasur ndonjë simptomë nga sëmundja e koronavirusit.
Si pasojë e kontaktin me personelin shëndetësor janë izoluar pesë punonjës shëndetësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, kurse në Kirurgji janë izoluar 18 nga personeli mjekësor.
Detaje lidhur me pacienten në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka dhënë Ferat Sallahu, nga Klinika Kirurgjike e Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Pacienti është ardhur në mesndërrim. Pas ekzaminimeve në emergjencë është bërë testi për Covid-19. Për shkak të procedurave rezultati nuk është dhënë menjëhere. Tek ajo është bërë një intervenim kirugjik në lukth, Ulçerë në lukth, apo ithati në lukth që e ka rrezikuar edhe gjendjen e pacientit. Pas kalimit të kohës kemi kuptuar se është rënduar situata. Më pas kemi kuptuar se ajo ka Covid-19 “, ka deklaruar Sallahu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.