Një 23 vjeçar me inicialet F.I nga Vushtrria, është gjetur mbrëmë pa shenja jete një qelinë e tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Siç raportohet ai ishte në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës nga data 9 janar 2019.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 23 vjeçarit në Burgun e Dubravës, shkruan Reporteri.net.
Nga ky institucion kanë bërë të ditur se viktima ka varur veten me jelekun e tij, në grilat prapa derës së dhomës së qelisë.
Njoftimi i plotë i Shërbimit Korrektues i Kosovës:
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 20:15, në Qendrën Korrektuese në Dubravë ka bërë vetëvarje me jelekun e tij në grilat prapa derës së dhomës së qelisë, i burgosuri me inicialet F. I.
Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të burgut, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë.
Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Lëndim i rënd trupor.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. /Reporteri.net