×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja: 35-vjeçarja e vrarë para QKUK-së është nga fshati Llugaxhi i Lipjanit

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 20:59

    Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti e ka konfirmuar se viktima rreth 35-vjeçare që u vra në oborrin e QKUK’së është nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.

    Ahmeti tha se nuk ka më shumë informacione lidhur me rastin.

    “Jo nuk kam informata më shumë, përveç këtyre qe po raportohet. Kam komunikuar me një banor të fshatit për ta verifikuar, me ditë a është e komunës tonë. Po është nga fshati Llukaxhi”, tha ai për Express.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    Sipas Ahmetit, viktima është 35-vjeçare.

    “Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!