Detaje të reja, kosovari donte të pushonte 2 orë gjatë fluturimit por pas 30 minutash filloi horrori

Kosovari Idriz Ibrahimi pati shpresuar se do të mund të shfrytëzonte dy orët gjatë të cilave do të zgjaste fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë të dielën për të pushuar.


Sigurisht, pasi që atë ditë pati shumë obligime, plan pati bërë se para se të pushonte edhe të hante diçka.

Mirëpo, asnjë nga këto nuk ndodhi. 30 minuta pasi që aeroplani u nis, pati turbulencë gjatë fluturimit dhe aty filloi edhe tmerri, siç e përshkruajnë udhëtarët.

51-vjecari atë herë do të godiste fort kokën e tij në tavan. “Rripi im i sigurisë u këput”, tha burri që banon në Shën Gallen.

Brahimi nuk mund të kujtohet saktësisht se çfarë ndodhi më pas: “Mendova se isha pa ndjenja për një moment të shkurtër”.

Britma të fëmijëve, grave dhe burrave, kjo është krejt ajo se çka mban mend 51-vjecari nga ato minuta kaos. Pas kësaj edhe dhimbja e shkaktuar e gjaku që rridhte nga plaga,

Brahimi kaloi të gjithë natën në spitalin e Bazelit. Doktorët i kanë thënë se mund të kishte ndodhur shumë më keq.