×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja nga aksidenti ku vdiq 57 vjeçari kosovar, i biri dërgohet me urgjencë në spital

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 20:36

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Mirditë. Burime bëjnë me dije, se nga përplasja mes autobusit dhe makinës “Land Rover”, viktimë ka mbetur 57-vjeçari nga Kosova, Hysen Selitaj.


    I ndjeri ndodhej në ato momente në makinë së bashku me të birin, i cili ka mbetur i plagosur nga përplasja e fortë.

    Raportohet se ai është dërguar për mjekim në Spitalin e Rrëshenit. Nga krahu tjetër, për fat të mirë, drejtuesi i autobusit dhe pasagjerët nuk pësuar lëndime

    Makina “Land Rover” shihet thuajse tërësish e shkatërruar, ndërsa dëme të shumta ka pësuar edhe autobusi. Drejtuesi i kësaj të fundit është shoqëruar në komisariat, ku pritet të japë versionin e tij për ngjarjen.

    Njoftimi i Policisë:

    Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes

    Të Ngjajshme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!