Detja të reja kanë dalë në dritë për personin me inicialet M.N. që u gjet i vdekur në fshatin në fshatin Reka e Allages të Pejës.
Burime të Reporteri.net bëjnë të ditur se viktima është rrahur nga vëllau i tij dhe nipi në vendin e quajtur “Stanet”. Arsyeja është mosmarrëveshja që kishin për një mal.
Vëllai dhe djali i tij pasi janë arrestuar nga policia e kanë dhënë këtë dëshmi.
Trupin e tij e kanë gjetur në mal pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kujtojmë se nuk janë të rralla rastet e krimit brenda familjes qoftë për motive të tilla, për token por edhe për raste të tjera.
Një krim brenda familjes së fundi ndodhi edhe në Prishtinë ku një person vrau gruan e tij, renë dhe më pas vetën.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj ka konfirmuar për Reporteri.net se rasti tragjik ndërlidhet brenda familjes, por nuk ka dashur të japë detaje të tjera me arsyetimin se do ta lëshon raportin me detaje të sakta për të gjitha mediat.
Gjendet një person i pajetë në fshatin Reka e Allages të Pejës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.