Një 20 vjeçare ka vdekur sot, pasi ajo dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net, Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës, i cili thotë se vajza ishte dërguar në QKUK për të marrë ndihmën mjekësore por nuk ju ka mbijetuar plagëve.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar se viktima është me inicialet Q.A. dhe se ajo është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, konkretisht tek banesat që njihen si të “Ingeringut”.
Siç mëson Reporteri vajza e re nga kryeqyteti menjëherë është dërguar me një veturë private, por e përcjellë edhe nga një veturë e policisë për në QKUK, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve. /Reporteri.net/.