×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja: Si e theri kosovari gruan e tij me thikë në fyt në Zvicër

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 14:43

    Një shtetas kosovar i moshës 32 vjeçare ka goditur me thikë gruan e vet me ç’rast i ka shkaktuar plagë të rënda në qafë.


    Sulmi ka ndodhur të hënën në Morges (Morzh), Kantoni Vaud.

    Policia e Kantonit Vaud ka njoftuar se pasditen e të hënës në Morges kishte ndodhur një grindje e ashpër.

    Policinë e kishin alarmuar rreth orës 16.40, shkruan blick.ch, transmeton albinfo.ch. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policët gjejnë një kosovare të moshës 28 vjeçare të plagosur rëndë. Ajo ishte e shtrirë para hyrjes së shtëpisë në të cilën banonte.

    Kalimtarët e rastit i kishin dhënë viktimës ndihmën e parë dhe pastaj ajo është dërguar në spital ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën .

    Një zëdhënës policie ka thënë për gazetën se atë e kishte plagosur në qafë duke e goditur me thikë bashkëshorti i saj, 32 vjeçar.

    Në njoftimin për media sulmi identifikohet si tentim vrasjeje. I dyshuari është arrestuar.

    Sipas njohurive të para, dy personat ishin të martuar por jetonin prej disa muajsh të ndarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!