×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë e zezë

    Dhëndëri 29 vjeç vret me thikë babanë e gruas në Prishtinë – arratiset me veturën “Mercedes” me targa 07

    Reporteri
    30 Nëntor 2023 | 0:39
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasën e dytë të ndodhur brenda pak orësh, mbrëmjen e sotme, në Prishtinë.

    Një 55 vjeçar është viktimë, merr vesh gazeta online Reporteri.net. Ai, siç ka njoftuar edhe Policia u ther me thikë nga i dyshuari, dhe si pasojë gjeti vdekjen.

    Dorasi dyshohet se është dhëndri i viktimës. I dyshuari për vrasjen e babait të gruas, sic ka marr vesh gazeta online Reporteri.net është 29 vjecari E. Bujupi, i cili u arratis nga vendi i krimit me veturën e tij “Mercedes”, ngjyrë hiri, me targa 07 [nga rajoni i Gjakovës].

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë. Viktima u dërgua fillimisht për trajtim në QKUK, ku edhe vdiq si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë.

    Vdekjen e tij edhe njoftoi edhe Policia e Kosovës.

    Një tjetër vrasje sonte në kryeqytet, njofton Policia

    “Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritur t’i përballoj plagët dhe i njëjti ka vdekur”, thuhet në konfirmimin e Policisë për gazetën online Reporteri.net.

    Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka shtuar se aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit janë në kërkim të personit të dyshuarit i cili tashmë është identifikuar, si dhe kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

    Kjo ishte vrasja e dytë brenda natës që tronditi kryeqytetin. Më herët, Gazeta Online Reporteri.net raportoi edhe për një vrasje tjetë, atë të një gruaje e cila u qëllua me armë zjarri në veturë.

    Vritet një grua në veturë në Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!