×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë-Pejë, 10 të lënduar

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 17:58

    Dhjet ë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Mitrovicë-Pejë.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Avni Zahiti zëdhënës i policisë rajonale të Mitrovicës.

    “Ka ndodhur një aksident mes një veture dhe autobusi. Dhjetë persona kanë kërkuar ndihmë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Çubrel rreth orës 15:30”, ka thënë Zahiti për Reporteri.net.

    Në fotot e siguruara shihet se dëme të mëdha ka pësuar vetura, por është dëmtuar në pjesën e përparme edhe autobusi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!