Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) tha se e ka pritur me shqetësim të madh, paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e çmimit të rrymës për 15%.
Nga Qeveria e Kosovës, DHTIK ka kërkuar që të ndërhyjë dhe të mos e lejojë këtë rritje, duke thënë se do të ndikojë në ulje të prodhimit dhe të numrit të punëtorëve.
“Rritja e serishme prej 15%, po ndodh vetëm dy vjet pasi një rritje e tillë ishte bërë nga ZRRE dhe pasojat e saj vazhdojnë të jenë të pranishme tek bizneset. Një ngritje e tillë e çmimit e bën sektorin privat në Kosovë më të pafavorshëm ndaj konkurrencës që vjen nga jashtë dhe kjo mund të përcillet me pasoja të tjera, siç janë: ulja e prodhimit dhe e numrit të punëtorëve”.
DHTIK thotë se ky vendim konsiderohet se është bërë pa konsulta të duhura me bizneset dhe pa një analizë të duhur për pasojat që mund të sjellë kjo rritje tek prodhuesit vendës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.