×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhuna në familje: Bashkëshortët rrahën më së shumti mes vete

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 21:06

    Lidhjen e nisin me dashuri. Por, jo të gjitha çifteve të martuara u vazhdon jeta me këtë ndjenjë.

    Bile rezulton se bashkëshortët rrahën më së shumti me njëri-tjetrin. Janë mbi 950 raste të raportuara vetëm këtë vit të dhunës në familje, në raportin mes burrit e gruas.

    E në më shumë se 2 mijë viktima të dhunës, nuk mungon gati asnjë anëtarë familje në statistika.

    Por ajo që është më e shpeshtë, e që merr më tepër vëmendje është dhuna ndaj grave e vajzave, raportimin e të cilave në polici pranojnë se e ka motivuar edhe aktivizmi kundër kësaj dukurie, transmeton klankosova.

    Ndonëse rastet e raportuara janë në rritje, sipas aktivistes Luljeta Demolli, ende nuk është në fazën e kënaqshme.

    https://www.youtube.com/watch?v=osSWncxGc5c

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!