×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV del partia e parë, PDK bie e dyta

    Reporteri
    17 Qershor 2026 | 12:08

    Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e para në këtë komunë, duke lënë pas PDK-në. 

    Aktualisht VV-ja ka 6 mijë e 602 vota në këtë komunë, apo 37,28 përqind, ndërsa PDK ka 6 mijë e 562 vota, apo 37.06 përqind.

    Aktualisht nga votimi me postë ka mbetur pa pa u numëruar vetëm edhe një vendvotim, ndërsa tashmë ka nisur edhe numërimi i votave me kusht./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!