×
  • Lajme
  • Lajme

    Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

    Reporteri
    09 Prill 2023 | 20:01

    Në Kosovë për pesë ditët e javës së ardhshme do të mbajë mot i vranët, intervale me diell, dhe riga e reshje shiu.

    Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se vikendin e javës së ardhshme parashihet mot i vranët dhe reshje shiu.

    Më poshtë e keni motin për të pesë ditët, nga e hëna deri të premten:

    E hënë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat kohë pas kohe parashihen të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat do të jenë pozitive në të dy vlerat ekstreme.

    E martë – Mot i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu. Gjatë ditës do të ketë intervale me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve, kryesisht në mesditë.

    E mërkurë – Mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat do mbesin konstante me të ditës së marte.

    E enjte – Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Kjo ditë parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës,për shkak të prezence së masave të ajrit me origjinë nga jugperëndimi.

    E premte – Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në vlerat e maksimaleve.

    Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënoj vlera të rritura mbi normalen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!