×
  • Lajme
  • Lajme

    Diell apo shi, ky është parashikimi i motit për sot

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 8:15

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë–herë me reshje shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh.


    IHK njofton se edhe të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa vranësirat në pjesën e dytë do të zhvendosen në drejtim të juglindjes.

    Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës gjatë këtyre dy ditëve, parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë.

    Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7 m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!