×
  • Lajme
  • Lajme

    Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 21:33

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, nëpër vise të larta ka mundësi të ketë riga të izoluara shiu.


    Ndërsa dita e shtunë parashihet me mot kryesisht me diell.

    Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve, sipas IHK-së do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

    © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!