Ditën e enjtë parashihet të mbretëroj mot më stabil, me më shumë vransira paradite, derisa ditën do të ketë intervale më të gjata me diell. Do të vazhdoj të fryjë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 4-11m/s.
Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, ndërsa maksimalet pa ndonjë ndryshim të madh, shkojnë deri në 24c e 26C, njofton Prishtina Weather.
Duke shkuar nga funjdava, kushte të motit më stabil po pritet të mbretërojnë mbi vend. Të premtën kalojnë ende vransira mbi vend, por pa mundësi për të reshura. Në fundjavë më shumë diell dhe më nxehtë, me temperatura që shënojnë përsëri vlera mbi 30C.
Të hënën maksimalet shkojnë deri në 34C e 35C.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.