Diskoteka “Gate Club” është djegur në orët e para të mëngjesit. Të lënduar nuk ka, por vetëm dëme materiale.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se zjarri ka prekur edhe një objekt tjetër në afërsi dhe se për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes dhe se po hetohen rrethanat e rastit.
“Rreth orës 05:15, është pranuar informata se në rrugën “Epiri” në Prishtinë, një lokal është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Borovci./Reporteri.net