×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet kampi i refugjatëve në Mitrovicë, 6 persona dërgohen në spital

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 9:50

    Në orët e hershme të mëngjesit, kampi ku janë të strehuar refugjatët sirianë dhe persona nga vendet tjera ka marrë flakë.


    Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të intervenuar në shuarjen e zjarrit, shkruan Reporteri.net.

    Burime të Reporterit brenda policisë bëjnë të ditur se gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    Reporteri ka siguruar video nga vendi i ngjarjes ku shihet duke u djegur kampi.

     

    Edhe ditë më parë është raportuar për probleme të shumta në këtë vendqëndrim të refuagjatëve, ndërsa pranë tyre gjenden edhe njësia për intervenime të shpejta e Policisë së Kosovës.

    Zjarri nuk dihet si ka ndodhur, ndërsa policia po heton shkaqet që quan deri tek kjo zjarrvënie./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!