Një kombi është djegur në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Malishevës.
Në fotot e siguruara nga Reporteri.net shihet se kombi ka marrë flakë i tëri, por fatmirësisht nuk raportohet të jetë lënduar ndonjë person.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Reporteri.net
“Sot rreth orës 12:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ afër hyrje-daljes Malishevë është pranuar informata se një automjet është kapluar nga zjarri. Njësitet përkatëse iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka thënë Daut Hoxha për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.