×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një shtëpi në Prilep, humb jetën një person

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 13:39

    Një person nga fshati Brailevë ka humbur jetën nga një zjarr, që dje shpërtheu në shtëpinë e tij.


    Siç njoftojnë nga MPB, rasti është denoncuar dje në mesditë në ora 12:00.

    Vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë.

    Zjarri është lokalizuar, ndërsa inspektim është kryer nga ana e prokurorit publik dhe ekipi inspektues i SPB Prilep.

    Shkaqet e zjarrit akoma nuk janë bërë të ditura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!