Një shtëpi është djegur sonte rreth orës 19:00 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se nuk ka persona të lënduar dhe se zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Policia menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes. Janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po punon për hetimin e rrethanave të rastit”, tha Borovci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.