×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një veturë në Vushtrri, policia jep detaje

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 11:55

    Një veturë mëngjesin e sotëm është djegur në rrethana të pasqaruara deri më tani në qytetin e Vushtrrisë.


    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Avni Zahiti zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

    “Rreth orës 03:00, në SP Vushtrri, nga ana e ankuesit pronar i veturës, është raportuar se në rrethana të panjohura, është përfshirë nga zjarri automjetit i tij me targa vendore i cili ka qenë i parkuar në rrugë afër shtëpisë së tij”, ka thënë Zahiti.

    Ai ka thënë se policia po e heton këtë rast.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore, njësia e zjarrëfikësave dhe eksperti i zjarrit. Rasti është inicuar dhe po hetohet si zjarrëvënie”, ka thënë Zahiti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!