Një person nga Malisheva ka raportuar se dje nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij ku në katin përdhes gjendet edhe furra e bukës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:25.
Siç bën të ditur policia, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin, kurse si pasojë e zjarrit që ishte përpjekur ta shuaj, lëndime trupore ka pësuar djali i pronarit të shtëpisë, i cili ka pranuar tretman mjekësor.
“Malishevë 02.05.2021 – 13:23. Viktima mashkull Kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë shtëpia e tij ku në katin përdhes të shtëpisë gjendet furra e bukës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë dhe zjarrfikësit te cilët kane lokalizuar zjarrin, kurse si pasoj e zjarrit që ishte përpjekur ta shuaj lëndime trupore ka pësuar djali i pronarit të shtëpisë viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Sipas pronarit shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i furrës dhe ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.