×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimal Basha: Gjithçka në Kuvend ndodhi për shkak të “palaços” Driton Selmanaj

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 14:59

    Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka folur për përplasjen fizike në Kuvend, ku ishte i përfshirë edhe vetë ai.


    Basha tërë fajin ia ka hedhur zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj, për të cilin ka thënë se ka nxitur përplasjen, shkruan Reporteri.

    Ai e ka quajtur Selmanaj “palaço” teksa ka thënë se ofendoi deputetët me temën e të pagjeturve.

    “Komplet tensioni brenda Kuvendit sot ka ardh si pasojë e palaços Selmanaj që vje aty dhe ofendon deputetë për temën e të pagjeturve.

    Kjo temë eshtë jashtëzakonisht e ngarkuar emocionalisht, por për këtë palaçon konsiderohet e shterrur dhe prandaj iu duket e parëndësishme.

    Kjo është qeveri e turpit, kurse ky palaço është kulmi!”, ka shkruar ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!