×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimal Basha i sulmon gazetarët e RTK-së që u u bashkuan me kolegët e tyre në bojkotimin e Kurtit

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 16:26

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar në lidhje me bojkotin që gazetarët sot i kanë bërë liderit të kësaj partie Albin Kurtit, duke e sulmuar gazetarin/en e RTK-së, ku ka thënë se nuk është dashtë të veprojnë si gazetarët e tjerë.

    Basha i VV-së, në postimin e tij ka sulmuar dhe mediat e tjera.

    “Mediat bojkotojnë sepse po thonë nuk ka transparencë, derisa Lëvizja Vetëvendosje ka pas prononcime të vazhdueshme para mediave rreth qëndrimeve tona, përfshi paraqitjet televizive! Pra kemi qenë shumë transparent!

    Po m’dhimbsen disa gazetarë që po bijnë pre e devolli news dhe disa portaleve të langarecave!

    Mirëpo së paku gazetari/ja e RTK-së s’ish dashtë me mendu si hibridat marrë parasysh që paguhet me taksa të qytetarëve, e jo reklama të devollëve”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!