Deputeti i VV-së, Dimal Basha duke ironizuar ka falënderuar kryetarin e LDK-së për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër në garën zgjedhore për Kuvend të Kosovës që pritet të mbahet.
Basha ka shkruar se LDK’ja ka dëgjuar zërin e opozitës me kandidimin e Hotit.
“More këta qenkan konstruktiv, po ngojkan. E falenderoj LDK-në që e dëgjuan zërin e opozitës. Me iu pas mësu nuk kishi ditë kaq mirë! Një falënderim i veçantë shkon për Isa Mustafën”, ka shkruar Dimal Basha.
Isa Mustafa para pak minutash ka zyrtarizuar Avdullah Hotin si kandidat të LDK’së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
Hoti do të ketë kundërkandidat Enver Hoxhaj e PDK’së dhe sipas të gjitha gjasave edhe Albin Kurtin e VV’së, kandidaturë të cilën Vetëvendosja ende nuk e ka shpall zyrtarisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.