Synimet e kamotshme të Kosovës që të jetë pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor – INTERPOL me shumë gjasa do të dështojnë edhe këtë vit.
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë sot se diplomatët serbë janë udhëzuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të vazhdojnë angazhimin e tyre për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë.
Pak orë pas kësaj deklarate, diplomacia serbe e ka shpallur fitoren sa i përket pengimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, shkruan Reporteri.net.
Mediat serbe shkruajnë se një njoftim iu dërgua Ambasadës Serbe në Paris pak para orës 15:00 pasdite, në të cilën kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tërheq kërkesën e tij për anëtarësim të Kosovës në Interpol.
Për këtë ka shkruar edhe ministri i Brendshëm Serb, Nebojsha Stefanoviq duke e quajtur si fitore të madhe të Serbisë.
“Fitore e madhe e Serbisë në aspektin ndërkombëtar. Duke iu falënderuar punës së jashtëzakonshme të delegacionit të Republikës së Serbisë, aplikimi për anëtarësim të Kosovës në Interpol është tërhequr para fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, që do të mbahet në Kili”, ka shkruar ministri serb. /Reporteri.net
Велика победа Србије и међународног права! Захваљујући огромном раду делегације Републике Србије, апликација такозваног Косова је повучена непосредно пред почетак Генералне скупштине Интерпола у Сантјагу!
— Небојша Стефановић (@NesaStefanovic) October 15, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.