×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomacia serbe shpall fitoren: Penguam anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 15:36

    Synimet e kamotshme të Kosovës që të jetë pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor – INTERPOL me shumë gjasa do të dështojnë edhe këtë vit.


    Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë sot se diplomatët serbë janë udhëzuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të vazhdojnë angazhimin e tyre për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë.

    Pak orë pas kësaj deklarate, diplomacia serbe e ka shpallur fitoren sa i përket pengimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, shkruan Reporteri.net.

    Mediat serbe shkruajnë se një njoftim iu dërgua Ambasadës Serbe në Paris pak para orës 15:00 pasdite, në të cilën kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tërheq kërkesën e tij për anëtarësim të Kosovës në Interpol.

    Për këtë ka shkruar edhe ministri i Brendshëm Serb, Nebojsha Stefanoviq duke e quajtur si fitore të madhe të Serbisë.

    “Fitore e madhe e Serbisë në aspektin ndërkombëtar. Duke iu falënderuar punës së jashtëzakonshme të delegacionit të Republikës së Serbisë, aplikimi për anëtarësim të Kosovës në Interpol është tërhequr para fillimit të Asamblesë së  Përgjithshme të INTERPOL-it, që do të mbahet në Kili”, ka shkruar ministri serb. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!