×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomati francez shuan shpresat e kosovarëve: S’ka viza as në vitin 2022

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 19:43
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Gerard Araud, këshilltari i presidentit të Francë, Emmanuel Macron, ka thënë se heqja e vizave për kosovarët mbetet një ëndërr dhe nuk ndodhë as në vitin 2022.


    Araud ka dhënë këtë deklaratë, në një replikë me Bernard Nikaj, ish-ambasadorin e Kosovës në Francë, i cili e ka pyetur këshilltarin e Macronit për liberalizmin e vizave për qytetarët kosovarë.

    Nikaj në shkrimin e tij ka thënë se shpreson që Franca gjatë vitit 2022, do t’i heqë vizat për qytetarët kosovarë, mirëpo Araud i ka thënë se “po ëndërron”, duke ia bërë me dije se kjo nuk do të ndodhë.

    “Në vitin kur mbahen zgjedhjet presidenciale dhe legjislative? Po ëndërron”, ka qenë përgjigja e këshilltarit të Macronit, Gerard Araud.

    Kujtojmë, që ky debat ka ardhur pas reagimit të Araud ndaj deklaratës së kryediplomatit evropian, Josep Borell, i cili tha se heqja e vizave për qytetarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!