Diplomati serb: Kurti bombardues politik, erdhi për ta nxjerrë Serbinë nga takti

Ish diplomati serb, Vladislav Jovanoviq ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u emërua nga fuqitë perëndimore, kryesisht Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, për të bërë presion shtesë mbi Serbinë që të heqë dorë nga qëndrimi i saj parimor dhe të njohë pavarësinë e Kosovës.


Ai ka përdorur termin  “bombardues politik”  për Kurtin, duke thënë se synohet  të bëhet gjithçka që Serbia të heqë dorë dorë nga parimet e tyre.

“Kurti u emërua, ashtu si paraardhësit e tij, vetëm për të bërë presion shtesë mbi Serbinë, për të dalë nga pozicioni i saj parimor dhe për të shkuar drejt një realiteti të ri – njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky nuk është lloji i vetëm i presionit që ushtrohet në Serbi, në të njëjtën kohë po ushtrohen presione diplomatike, psikologjike, shoqërore për ta shtyrë Serbinë drejt realitetit të ri të pranimit të pavarësisë së Kosovës” thotë Jovanoviq, shkruan Kosovo Online, transmeton në shqip Gazeta Online “Reporteri.net”.