Diplomati nga Kongresi Botëror Hebre, Flori Dedoni, ka treguar versionin e tij sesi filloi konflikti në rripin e Gazas.
Sipas Dedonit, thelbi i problemit qëndron tek zgjedhjet e përgjithshme të Palestinës dhe tek Hamasi.
“Problemi është të zgjedhjet e përgjithshme të Palestinës që kanë pasur me u mbajt me datë 25 maj. Mahmut Abaz i ka anuluar këto zgjedhje sepse nuk i konvenojnë për shkak se Hamasi merr shumë pushtet”, është shprehur Dedoni në emisionin Pressing të T7.
Tutje, Dedoni ftoi panelin në studio që të vizitojnë Izraelin para se këta ta quajnë Izraelin vrasës të fëmijëve.
“Pastaj filluan protestat dhe ja ku jemi sot. Mysafirët e opozitës unë i kisha ftuar me vizitu Izraelin, që ta shohin nga afër si është Al Aska, Jerusalemi, Deti i Vdekur, Tel Avivi etj”, ka thënë Dedoni.
“Ju duhet ta vizitoni Izraelin para se ju ta quani Izraelin vrasës të fëmijëve”, ka thënë Dedoni.
Dedoni gjithashtu tha se problemi qëndron tek politikat palestineze, jo të populli palestinez.
“Problemi është të politikat palestineze, jo te populli palestinez. Fajet i ka politika e Hamasit që thërret me shkatërru dhe zhduk popullin izraelit në atë vend”, shtoi Dedoni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.