×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi

    Diplomatja amerikane në takimin me Kurtin: Liderët të punojnë bashkë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 20:25

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë me njoftim lidhur me takimin që pati sot e ngarkuara me punë, Anu Prattipati dhe Ambasadorët e QUINT’it me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

    Në njoftim thuhet se Pattipati theksoi nevojën që liderët politikë të Kosovës të bashkëpunojnë për të konstituuar Kuvendin dhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën, shkruan Reporteri.net.

    “E ngarkuara me punë Anu Prattipati dhe Ambasadorët e Quint-it u takuan sot me Kryeministrin në detyrë Kurti. Gjatë takimit, ajo theksoi nevojën që liderët politikë të Kosovës të bashkëpunojnë për të konstituuar Kuvendin dhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën. Këto institucione janë thelbësore për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, ambasadorë të vendeve të QUINT-it kanë dhënë deklarata krejt të ndryshme me Qeverinë e Kosovës për takimin e sotëm ndërmjet tyre dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

    Përderisa në njoftimin e ZKM-së pu tha se temë qendrore e takimit ka qenë procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ambasadorët deklaruan se në takim u fol për nevojën e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

    Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves përmes një deklarate në Facebook, tha se e ka inkurajuar Kurtin për formimin e qeverisë së re.

    Edhe Ambasada e Italisë në Kosovë njoftoi se në takim është theksuar nevoja për formimin sa më të shpejt të një qeverie të re, që Kosova të ecë përpara në rrugën euroatlanatike.

    Takimi i Kurtit me QUINT, ambasadorët thanë se folën për nevojën e krijimit të Qeverisë – ZKM për krejt tjetër temë

    Reporteri.net nga vendi i ngjarjes solli pamje teksa ambasadorët e QUNIT-it po dilnin nga takimi. Ata u panë tek bisedonin me njeri-tjetrin, për disa minuta, në oborrin e Qeverisë së Kosovës, për tu larguar më pas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!